
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë raportoi 14 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra më e lartë në vend kjo që prej datës 28 prill. Një prej të infektuarve u regjistrua në qytetin e Wuhan, i cili kishte më shumë se 1 muaj që nuk kishte asnjë person të ri të prekur.
Të enjten në Kinë, autoritetet përcaktuan zonat me rrezikshmëri të ulët për përhapjen e infeksionit, megjithatë këto raste të reja bëjnë që alarmi të ngrihet për të qenë vigjilentë në parandalimin e një vale të dytë të mundshme. Zona me më shumë të infektuar të rinj ishte ajo e Shulan, ku 11 persona rezultuan pozitivë në testin e Covid-19.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, rasti i regjistruar në Wuhan, i cili konsiderohet si epiqendra e pandemisë, kishte qenë më përpara asimptomatik. (A2 Televizion)