
Kina regjistroi 124 raste të tjera Covid-19 të enjten, nga të cilat 80 të transmetimit vendas dhe 44 të importuara. Sipas përditësimeve nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, Jiangsu konfirmohet si krahina më e prekur me 61 raste të raportuara në vend.
Ndërkohë, në Pekin, për të zvogëluar përhapjen e virusit dhe rrezikun e infektimit, autoritetet lokale kanë vendosur të anulojnë aktivitetet dhe ngjarjet në shkallë të gjerë të planifikuara për gushtin. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pekin 2021 dhe Konventa Botërore 5G, të dyja të planifikuara për këtë muaj, janë shtyrë, thanë organizatorët e tyre. (A2 Televizion)