Kina vijon të shkaktojë ankth, OBSH i kërkon shifrat e infektimeve

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 08:37 | Bota
Kina vijon të shkaktojë ankth, OBSH i kërkon shifrat e

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës të jetë transparente dhe të bëjë publike në kohë reale të dhënat nga infektimet nga koronavirusi, në një kohë kur vendi po përballet me një valë të re infektimesh.

Shtimi i rasteve me koronavirus, ku sipas disa raportimeve, tashmë spitalet në Kinë, janë të mbushura më pacientë të infektuar, ka detyruar shumë vende perëndimore të rikthejnë disa masa shtrënguese për udhëtarët nga ky vend.

Britania e Madhe ishte e fundit pas SHBA, Italisë dhe Francës që vendosi të kërkojë një test negativ për të gjithë pasagjerët që kthehen nga Kina.

Për këtë arsye, OBSH iu ka kërkuar tashmë zyrtarisht autoriteteve kineze të dhënat e shtrimeve në spitale, pacientëve në terapi intensive, si dhe numrin e vdekjeve.

Gjithashtu një e dhënë tjetër që kërkohet është dhe ajo e vaksinimeve, ku Pekini zyrtar ka refuzuar ndihmën e perëndimit për këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos