Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare regjisori britanik Roger Michell. Ai ishte i njohur për filmin “Notting Hill”, një komedi romantike e vitit 1999 me Julia Roberts dhe Hugh Grant. Filmi ishte një sukses i madh dhe u nominua për tre Golden Globes.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Michell, u njoftua nga agjenti i tij, sipas të cilit regjisori ka ndërruar jetë të mërkurën, pro pa dhënë detaje për shakun e vdekjes. Djali i një diplomati britanik, Michell lindi në Afrikën e Jugut dhe jetoi në Bejrut, Damask dhe Pragë si fëmijë para se të kthehej në Britani.
Ai ka drejtuar shumë filma përfshirë Changing Lanes në vitin 2002 me Ben Affleck dhe Samuel L Jackson, Venus, filmi i fundit i Peter O’Toole, dhe dy filma me Daniel Craig: The Mother, në 2002, dhe një adaptim i Enduring Love të Ian McEëan një vit më pas. (A2 Televizion)