Kinezët zbulojnë diçka sekrete në Hënë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 16:20 | Teknologji
Kinezët zbulojnë diçka sekrete në Hënë

Ajo e 28 korrikut ishte një ditë si të tjerat, në qendrën e kontrollit hapësinor kinez. Shkencëtarët po kontrollonin lëvizjet e robotit Yu-Tu 2, që i dërguar në Hënë nga sonda Chang’e 4 janarin e kaluar po kryen një seri kërkimesh dhe analizash në pjesën e errët të satelitit tonë.

Nga Toka, drejtuesit e misionit po përgatiteshin të fiknin mjetin lëvizës, për ta mbrojtur nga rrezet e ngrohta të ditës hënore (që zgjat rreth 2 javë tokësore).   

Po prisnin fotografitë e fundit, duke i konsideruar si rutinë. Por ajo që panë, i befasoi.

https://a2news.com/2019/01/05/vijne-fotot-e-shumepritura-ndricohet-faqja-e-erret-e-henes-galeri/

Sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet,  pamjet tregonin një krater të vogël, brenda së cilit gjendej diçka e pazakontë, një material ndriçues, i ngjashëm me xhelatinë.

Shkencëtarët vendosën të  mbajnë të ndezur Yu-Tu 2, për ta lëvizur në një pozicion më të favorshëm për ta fotografuar. Pamjet e reja ende po priten, dhe nuk janë shpërndarë. Sipas deklaratave paraprake, shkencëtarët mendojnë se mund të jetë një material qelqi, rezultat i impaktit me një meteor. Duhet të presim pamjet e qarta, por me Pekinin nuk i dihet kurrë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos