
Një 18-vjeçare është vetëhelmuar në Peqin. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme.
Burime thonë se ngjarja ka ndodhur për motive banale. E reja kishte dashur të dilte nga shtëpia sepse kishte 10 ditë mbyllur.
18-vjeçarja është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e saj paraqitet e rëndë. (A2 Televizion)