Kishte dalë në shitje për 260 mijë euro, blihet fshati pranë Madridit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 18:23 | Lifestyle

Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, është blerë nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar.

Sipas toledodiario.es, fshati Salto de Castro është tashmë në pronësi të ndërtuesit Óscar Torres, administrator i grupit Faos, i cili ka qëllim që ta bëjë këtë fshat një hapësirë turistike.

Ky fshat ka gjithsej 44 banesa, një bar, një kishë dhe një shkollë. Para 5 vitesh, fshati doli në shitje për 6 milionë euro, por ky çmim zbriti me 95%, deri në 260 000 euro.

Salto de Castro u krijua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën ta braktisnin atë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/10/3-ore-larg-madridit-fshati-spanjoll-shitet-per-260-mije-euro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos