KE vlerëson përafrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së në politikën monetare

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 17:26 | Ekonomi

KE vlerëson përafrimin e Shqipërisë me standardet e

Komisioni Evropian ka evidentuar në Raportin e Progresit për Shqipërinë nivelin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës monetare.

Në raport, një vëmendje e veçantë i kushtohet Bankës së Shqipërisë, ku theksohet se kuadri ligjor është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik.

Komisioni vlerëson gjithashtu nivelin e përafrimit të Shqipërisë me rregullat evropiane që lidhen me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.

“Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis-in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik”, thuhet në Raportin e Progresit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos