Kishte pësuar dëmtime të rënda në tru nga aksidenti, ndërron jetë aktorja Anne Heche

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 15:54 | Showbiz

Anne Heche, aktorja e cila pësoi një aksident të rëndë automobilistik javën e kaluar, nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda në tru dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e dhanë të afërmit e 53-vjeçares, e cila kishte disa ditë që ndodhej në koma pas aksidentit.

Disa orë më parë, përfaqësuesi i saj kishte njoftuar se aktorja nuk do të mbijetonte.

“Fatkeqësisht, nga aksidenti i pësuar, Anne Heche ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru dhe vijon të qëndrojë në koma, në gjendje kritike. Nuk pritet që të mbijetojë”, thuhej në komunikatën e zëdhënësit të aktores.

Anne Heche është bërë e famshme me filma si "Donnie Brasco" dhe "Cedar Rapids". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos