1533 | Henry VIII i Anglisë martohet fshehurazi me gruan e dytë, Anne Boleyn
1890 | Nellie Bly udhëton rreth Tokës për 72 ditë
1906 | Hapet për trafikun, tuneli i jashtëzakonshëm hekurudhor midis Italisë dhe Zvicrës, thuajse 20 km i gjatë
1915 | Alexander Graham Bell inauguroi shërbimin transkontinental telefonik të ShBA-ve
1918 | Rusia shpalli themelimin e Bashkimit Sovjetik. Me Revolucionin e Shkurtit të vitit 1917 mori fund periudha e Perandorisë Ruse
1919 | Në Konferencën e Paqes në Paris, u mor vendimi për themelimin e Lidhjes së Kombeve për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare
1920 | U nda nga jeta në Paris piktori dhe skulptori Italian Amedeo Modigliani, 35 vjeç, i njohur për portretet në një stil modern që karakterizohet me zgjatjen e fytyrave
1961 | Për herë të parë në Uashington, John F. Kennedy mban konferencën e drejtpërdrejtë presidenciale në televizion
1980 | Nënë Tereza nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna
2011 | Vala e parë e revolucionit egjiptian fillon me demonstrata dhe përleshje të dhunshme në Kajro, Aleksandri dhe qytete të tjera në mbarë Egjiptin