Taylor Swift kryeson listën e revistës Forbes, me 100 personazhet më të paguar të vitit. Ylli i muzikës Pop, vlerësohet se ka grumbulluar plot 185 milionë dollarë në një vit, duke filluar nga 1 qershor i 2018-s.
Swift u rendit në majë të klasifikimit edhe në 2016-n, kur fitimet para taksimit u llogaritën në 170 milionë dollarë.
Kontributin më të madh tek statusi i 29-vjeçares, si personazhi më i paguar, besohet se e ka dhënë turneu “Reputation”, i cili, sipas Forbes është më fitimprurësi në histori. Albumi i saj i ri “Lover” pritet të publikohet në muajin gusht.

Canelo Alvares 94 milionë USD 
Dr. Phil McGraw 95 milionë USD 
The Eagles 100 milionë USD 
Neymar 105 milionë USD 
Cristiano Ronaldo 109 milionë USD 
Ed Sheeran 110 milionë USD 
Lionnel Messi 127 milionë USD 
Kaney West 150 milionë USD 
Kylie Jenner 170 milionë USD 
Taylor Swift 185 milionë USD
Në vend të dytë të podiumit është ylli i Reality Show Kylie Jenner, me 170 milionë dollarë, pa taksa. Më herët gjatë vitit, motra e Kim Kardashian, fitoi një vend mes grave më të pasura në botë, falë pasurisë prej 1 miliardë dollarë. Shumica e të ardhurave të saj vijnë nga biznesi i suksesshëm produkteve kozmetike.
Kunati i saj, reperi Kanye West i cili sipas Forbes ka grumbulluar 150 milionë dollarë në një vit, renditet i treti. Në top dhjetëshe përfshihen gjithashtu yjet e futbollit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. (A2 Televizion)