Nga shkrimtari te biznesmeni, Adriana Lima nuk i ndahet turqve

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 08:45 | Showbiz

Në korrik të vitit 2017, lajmi i lidhjes së supermodeles braziliane Adriana Lima me shkrimtarin turk Metin Hara pushtoi mediat rozë.

Por edhe pse shpesh u publikuan foto të çiftit së bashku ku dukeshin tejet të dashuruar, madje modelja vendosi të jetojë edhe në Turqi, lidhja mes tyre mori fund thuajse pas një viti.

Por 38-vjeçarja braziliane nuk është ndarë nga Turqia. Mediat rozë shkruajnë se ajo ka nisur një lidhje të re me biznesmenin Emir Uyar, me të cilin është fotografuar duke pushuar në Mikonos të Greqisë.

Lima është nënë e dy vajzave nga martesa 7-vjeçare me yllin serb të basketbollit Marko Jaric. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos