Miliarderja më e re nuk kursehet, blen supermakinën e radhës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 09:50 | Showbiz

Gati një vit më parë, Kylie Jenner rrëzoi nga froni edhe Mark Zuckerberg, duke u bërë miliarderja më e re në botë.

Sigurisht pasuria e saj ja lejon të bëjë edhe shpenzime luksoze. Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e “Instagramit”, atje ku ndiqet nga 139 milionë persona, Kylie Jenner ka publikuar makinën e saj më të re. As më pak e as më shumë se një Rolls-Royce 450 mijë dollarë.

Kylie njihet për makinat e saj të shtrenjta. Në foto, dukej edhe një Lamborghini Aventador e parkuar pas një Ferrari, të cilin e bleu për 400 mijë dollarë një vit më parë.

Në koleksionin e saj mbresëlënës të makinave gjen edhe Mercedes G-ëagon SUV, Range Rover e të tjera makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos