
Klubi i Partizanit ka shkarkuar trajnerin Florin Bratu, një ditë pas humbjes në derbi ndaj Tiranës.
Për momentin, ekipi i është besuar Alfred Deliallisit, trajnerit i cili drejton aktualisht Partizanin B, ndërsa klubi vazhdon negociata me disa trajnerë të tjerë, shkruan A2.
Njoftimi i klubit:
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive. (A2 Televizion)