KLGJ shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e kryegjyqtares së Elbasanit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 15:25 | Aktualitet
KLGJ shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e hënë për shqyrtimin e kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleida Kapedani.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit u bë protagoniste e ditëve të fundit për shkak të disa videove personale të saj të publikuara në rrjetin TikTok, ku ajo sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Kapedani pretendon se ajo nuk ka fare llogari në TikTok dhe se dikush i ka marrë videot personale. (A2 Televizion)

https://youtu.be/TD-37zF1cCk
https://a2news.com/2021/05/31/videot-ne-tiktok-kodi-i-etikes-gjyqesore-dy-pikat-qe-shkeli-kapedani/

A2 CNN Livestream

Latest Videos