Një javë nga hapja, televizionet turke pasqyrojnë punën e spitalit të Fierit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 12:07 | Aktualitet
Një javë nga hapja, televizionet turke pasqyrojnë punën e

Momentet e punës në spitalin memorial të Fierit që ka nisur funksionimin prej 1 jave, janë filmuar nga televizionet turke, të cilat orët e fundit kanë intensifikuar reportazhet atje.

Zv-drejtori turk thotë se dy ndërhyrjet e para janë kryer dhe mendon se në të ardhmen do të zhvillohen edhe operacione të vështira.

Drejtoresha shqiptare specifikon më tej se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. “Në mesin e muajit qershor do të nisim të ofrojmë shërbime më të specializuara si urgjenca kirurgjikale, shërbimi i okulistikës, ORL. Dhe në korrik do të hapim shërbimet kirurgjikale madhore”, tha Rudina Degjonaj.

Përshtypjet e para duken pozitive. Ky spital, i ndërtuar në një kohë rekord, ka në një sipërfaqe totale prej 17 425 metra katrorë, 150 shtretër, 6 salla operacioni dhe 6 poliklinika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos