
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar edhe dy drejtues të tjerë prokurorie përkatësisht në Prokuroritë e Korçës dhe të Matit, duke e çuar në 7 numrin e drejtuesve të emëruar nga ky institucion për një periudhë 3-vjeçare.
KLP cakton në detyrë Dhorina Theodhori në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë dhe Abaz Muçën në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.
Emërimet e drejtuesve të Prokurorive:
- Anita Jella - Prokuroria Durrës
2. Elizabeta Imeraj - Prokuroria Tiranë
3. Artan Shtrungza- Prokuroria Tropojë
4. Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan
5. Genti Xholi - Prokuroria Apel Tirane
6. Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë
7. Abaz Muça- Prokuroria Mat (A2 Televizion)