KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 07:13 | Aktualitet
KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkoi nga detyra, me 10 vota pro dhe 1 kundër, prokurorin e Krujës, Bujar Memia, duke pranuar kështu kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas arsyetimit të ILD, Memia nuk bëri asnjë veprim për të kundërshtuar lirimin e padrejtë të Hekuran Billës nga burgu me vendim të gjyqtares Enkeleda Hoxha.

ILD thekson se ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cenimin e prestigjit jo vetëm të gjykatës dhe humbjen e besimit ndaj tij, por dhe të prokurorisë, si përfaqësuese e interesit publik në gjykim, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos