Parashikimi i motit: 31 mars 2021

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 07:03 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 31 mars 2021

Dita e sotme do të ketë më shumë kthjellime dhe më pak vranësira. Vranësirat bëhen të dukshme në intervale 2-3 orëshe në veri dhe zonat malore, ndërsa vetëm vranësira kalimtare priten në bregdet dhe zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit nuk shënojnë ndryshime të ndjeshme në vlerat ditore; ruhet luhatja nga 3 gradë mëngjesi në zonat verilindore deti në 21-22 gradë maksimumi i mesditës në disa qytete të shtrirjes perëndimore.

Parametri i erës mbetet problematik në hapësirat detare dhe bregun jugor, ndërsa era në territor do të fryjë deri mesatare. Drejtimi i erës do të jetë verior dhe verilindor, ndërsa dallgëzimi në brigje vijon rreth 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos