All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Koalicioni “Vivaldi” me 7 parti, qeveria e re në Belgjikë formohet 600 ditë pas zgjedhjeve

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 16:25 | Bota
Koalicioni “Vivaldi” me 7 parti, qeveria e re në Belgjikë
All - Paragraf - 1

Belgjika do të ketë më në fund një qeveri funksionale. Pas më shumë se 600 ditë boshllëku politik është arritur marrëveshja për një kabinet të ri të formuar nga 7 parti politike.

Ky është një rekord absolut për këtë shtet, i cili në vitin 2010 mbeti pa një ekzekutiv për 540 ditë.

All - Paragraf - 3

Kryeministër është emëruar 44-vjeçari liberal flamand, Aleksandër De Croo, i cili më përpara ka shërbyer dy herë si zëvendëskryeministër dhe së fundmi ministër për financat.

Formimi i koalicionit qeverisës në Belgjikë ka qenë gjithmonë një proces i vështirë për shkak të ndasive dhe përplasjeve të mëdha mes komunitetit frankofon në jug dhe atij flamand në veri. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos