Kodi i ri Etik, ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 19:45 | Politikë
Kodi i ri Etik, ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë

Në rregullat e reja të kryeministrit Edi Rama për ministrat e kabinetit të tij, parashikohet që atyre do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë dhe nuk mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës.

Në mënyrë specifike, ministrave u ndalohet bixhozi dhe duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse anëtari i kabinetit do të bëjë një nga këto shkelje, ose duhet të kërkojë ndjesë publike ose do të shkarkohet menjëherë nga detyra.

Kodi i ri Etik lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të dy nëpunësve publikë dhe nuk do të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për familjarët, në momentin që nuk janë vetë të pranishëm.

Gjithashtu, edhe punonjësit e administratës ndalohen që të bëjnë veprime joetike dhe të ekzagjeruara në bare e restorante, të publikojnë në rrjete sociale video dhe foto të papërshtatshme të ambientit të punës si dhe të frekuentojnë ambiente të padenja apo të takohen me grupe interesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos