Presidenti Meta sqaroi 8 pyetjet për të cilat kërkon opinion të shpejtë nga Komisioni i Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor të miratuar në 5 tetor në Kuvend. Por ndërsa, kreu i shtetit bën apel për reflektim, mazhoranca nuk tërhiqet. Kryeministri Rama njoftoi rrëzimin e dekretit, duke deklaruar se kodi kalon pa asnjë ndryshim. Apel për të pritur opinionin e Venecias erdhi dhe nga eurokomisioneri Oliver Varhely. (A2 Televizion)
Kodi i ri Zgjedhor, Meta 8 pyetje për "Venecian", Rama deklaron rrëzimin e dekretit
