Kokaina në banane, jepet masa për 3 të arrestuarit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 13:17 | Kronikë
Kokaina në banane, jepet masa për 3 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar në lidhje me sasinë e radhës së kokainës së sekuestruar në port në një kontejner me banane që vinte nga Amerika Latine.

Gjykata vendosi 45 ditë burg për të arrestuarit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

Gjykatësi Paulin Cera i la kohë në këtë mënyrë prokurorisë të mbledhë prova për implikimin e 3 të akuzuarve, të cilët mohuan në sallën e gjyqit të kenë lidhje me trafikun.

3 ditë më parë 33.5 kg kokainë u kapën në Portin e Durrësit në një ngarkesë të ardhur nga Ekuadori. Sipas të dhënave, kontejneri kishte ditë që ishte nën vëzhgim, për shkak të informacioneve që kishte task-forca permanente.

Policia ka vënë në pranga administratorin e kompanisë së bananeve Petrit Dermishaj dhe 2 punonjësit e skanerit në Portin e Durrësit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, ndërkohë që është shpallur në kërkim presidenti i kompanisë Trifon Murataj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/04/kokaina-ne-durres-arrestohet-administratori-i-kompanise-se-bananeve-ne-kerkim-presidenti/
https://a2news.com/2022/11/03/kokaina-ne-portin-e-durresit-policia-jep-detaje/
https://a2news.com/2022/01/24/narcos-shqiptare-ne-ekuador-viktimat-e-perplasjeve-te-linjave-te-kokaines-ne-ameriken-latine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos