Përplasi të moshuarin dhe e la të vdiste, kapet ‘pirati i rrugës’ në Fier

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 10:41 | Kronikë
Përplasi të moshuarin dhe e la të vdiste, kapet ‘pirati i

Policia e Fierit ka arritur të zbardhë një aksident të ndodhur në datë 2 nëntor në aksin Fier-Vlorë, ku një i moshuar u përplas për vdekje nga një makinë.

Në këtë aksident të ndodhur në fshatin Ferras, 70-vjeçari Y.T. ndërsa udhëtonte me biçikletë u përplas nga një makinë, drejtuesi i së cilës nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë, por u largua me shpejtësi.

Pas hetimeve, rezultoi se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ishte shtetasi S.Ç, i cili u arrestua dhe tashmë do të përballet me drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos