
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e dhomës civile të gjykatës se Tiranës, Astrit Faqollin.
Faqolli e kishte kaluar shkallen e parë të Vettingut, por komisioneri publik e ankimoi vendimin e komisionit të pavarur të kualifikimit, pasi pretendoi se Faqolli kishte probleme me pasurinë.
Sipas komisionerit publik, fakti që gjyqtari Faqolli nuk kishte deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes e bën atë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.
Pas apelimit të komisionerit publik, paraditen e kësaj të enjte Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin, pasi edhe sipas tyre rezulton i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën sa i takon komponentit të pasurisë. (A2 Televizion)