Kolegji Zgjedhor rinumëron sot 18 kuti të Bashkisë së Kuçovës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 09:15 | Politikë

Ne zbatim të vendimmarrjes të një jave më parë, në Kolegjin Zgjedhor do të rinumërohen sot 18 kuti të Bashkisë Kuçovë.

Për këtë qëllim, në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi. Në seancën e kaluar, kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos