Kombëtarja e femrave, kundër Armenisë për fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 11:50 | Futboll
Kombëtarja e femrave, kundër Armenisë për fitoren e

Pas humbjes me Belgjikën dhe barazimit me Kosovën, përfaqësuesja e femrave kthehet në fushë, për kualifikueset e Botërorit 2023.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Grima do të luajë, këtë të enjte, në shtëpi kundër Armenisë, një ndeshje në të cilën synohet fitorja e parë në grup.

Sfida e 21 tetorit në “Arenën Kombëtare” do të nisë në orën 17:00, teksa vajzat kuqezi do të luajnë edhe në datën 26 në transfertë me Poloninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos