“Do të festonte ditëlindjen në fund të muajit!” 6-vjeçarja mes 17 viktimave në Ukrainë, Zelensky: Dhuratë nga Putin

Nga Rosalba Bejdo
10 Tetor 2026, 18:36 | Bota

17 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë të shtunën pas bombardimeve ruse në qytetin jugor të Zaporizhias në Ukrainë, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një marrëveshje të madhe për naftën me Rusinë.

Një vajzë 6 vjeçare ishte mes viktimave, pasi sulmi raketor shkatërroi një pjesë të një pallati banimi, duke e kthyer në rrënoja. Gjyshi i saj qëndronte duke qarë mbi trupin e vogëlushes dhe tha se ditëlindja e saj do të ishte në fund të këtij muaji. Në sulm mbetën të plagosur edhe 18 persona.

“Sot, Rusia tha faleminderit për heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve të naftës dizel, duke hedhur pesë bomba rrëshqitëse mbi ndërtesat e banimit në Zaporizhzhia”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një nga kritikat e tij më të ashpra deri më tani ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Ky ishte sulmi i tretë me viktima të shumta në Ukrainë gjatë kësaj jave. Gati 80 civilë u vranë nga sulmet ruse të mërkurën dhe të enjten. Mes tyre, të paktën 30 persona humbën jetën nga një bombë në qytetin ushtarak të Kramatorskut, në lindje të vendit, ndërsa 22 të tjerë u vranë nga një raketë në qytetin Priluki, rreth 130 kilometra në lindje të Kievit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos