Kombëtarja shqiptare e femrave u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Skocia në ndeshjen e luajtur pasditen e së premtes në “Elbasan Arena”, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2021”.
Kjo është humbja e katërt në 4 ndeshje për vajzat kuqezi, të cilat renditen në vendin e fundit me zero pikë, së bashku me Qipron.
Shqipëria ka shënuar vetëm 1 gol në këto eliminatore, ndërkohë që ka pësuar 17. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )