Kyle Walker tërhoqi vëmendjen në barazimin 1-1 të Manchester City ndaj Atalanta mbrëmjen e së mërkurës, kur veshi dorezat dhe luajti portier.
Mbrojtësi i djathtë u përdor në portë nga Guardiola pasi Claudio Bravo, i cili kishte zëvendësuar gjatë ndeshjes të dëmtuarin Ederson, u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.
Aftësitë si portier të Walker u provuan sapo hyri në fushë dhe mbrojtësi anglez arriti të presë me vështirësi një goditje dënimi, duke ruajtur një pikë për kampionët në fuqi të Anglisë.
Por, 29-vjeçari nuk është i vetmi lojtar fushe që ka luajtur në portë. Ne do t’ju sjellim rastet e tjera që kanë bërë bujë. (A2 Televizion)
John Terry (Chelsea) Vinnie Jones (Wimbledon) Jan Koller (Borussia Dortmund) Phil Jagielka (Sheffield) John O'Shea (Manchester United) Rio Ferdinand (Manchester United) Harry Kane (Tottenham)
Galeria fotografike ( )