Edy Reja në Shkodër, alternativë për zëvendësuesin e Panuçit?

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 01:42 | Futboll
Edy Reja në Shkodër, alternativë për zëvendësuesin

Ish-trajneri i famshëm i Lacios dhe Napolit, Edy Reja, është parë sonte në Shkodër, duke rritur spekulimet që e shohin atë si zëvendësues në stolin e Christian Panuccit, që edhe sonte u sulmua nga pjesë e tifozerisë.

Reja shoqërohej nga Shkumbin Qorrmemeti, dhe ka qëndruar mbi një orë e gjysmë në zonën Vip të stadiumit.

 Aty pas ndeshjes së humbur me Turqinë ndodhej edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Italiani Edy (Edoardo) Reja, 73 vjeçar, ka drejtuar në të kaluarën ekipe prestigjioze si Napoli, Lazio Hajduk, dhe Atalanta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos