Shkarkohet Panucci, me dy trajnerë kundër Andorrës

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 09:45 | Futboll
Shkarkohet Panucci, me dy trajnerë kundër Andorrës

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos