
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithë delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismailaj.
Memolla e Ismailaj kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do të vazhdojnë terapinë dhe stërvitjen në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë. (A2 Televizion)