Menjëherë "El Clasico", Koeman do të debutojë në stolin e Barcelonës me një miqësore kundër Real Madrid

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 09:19 | Futboll
Menjëherë "El Clasico", Koeman do të debutojë

Barcelona do të luajë një miqësore në 12 shtator kundër Real Madrid. Sipas protokollit shëndetësor, miqësoret përpara nisjes së sezonit duhet të luhen vetëm mes ekipeve të kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë dhe për këtë arsye dy gjigantët spanjollë kanë vendosur të ndeshen me njëri-tjetrin.

Kështu, debutimi i Ronald Koeman si trajner i katalanasve do të jetë me një ndeshje të madhe.

Burime brenda klubit thanë për “Mundo Deportivo” thanë se fillimisht u negociua për një miqësore ndaj Girona, por pasi nuk u arrit marrëveshja, u vendos që kjo miqësore e parë të luhej kundër rivalëve të përjetshëm.

Barcelona do ta nisë kampionatin në 26 ose 27 shtator kundër Villarreal, pasi dy javët e para kundër Elche dhe Athletic Bilbao janë shtyrë për shkak se katalanasit kanë qenë të impenjuar në Champions League.

Ndërsa Real Madrid do të nisë kampionatin në 20 shtator, me transfertën ndaj Real Sociedad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos