Kombëtarja U17, kuqezinjtë e vegjël gati për kualifikueset e europianit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 14:57 | Futboll
Kombëtarja U17, kuqezinjtë e vegjël gati për kualifikueset e

Para kombëtares së madhe, e cila do të luajë më 14 nëntor ndaj Andorrës dhe më 17 ndaj Francës në stadiumin e ri, do të jetë përfaqësuesja e 17-vjeçarëve që do të zbresë në fushën e lojës.

17-vjeçarët do të debutojnë në kualifikueset e Kampionatit Europian. Skuadra që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, përgatitet prej më shumë se 1 viti, ndërsa janë seleksionuar futbollistë nga kampionate të ndryshme në Europë.

Shqipëria e 17-vjeçarëve do ta nis rrugëtimin nga ndeshja me Portugalinë, vendin organizator më pas do të ndeshet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos