
Niko Kovac nuk është më trajneri i Bayern Munich. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë ekipi kampion gjerman në faqen e tij, ku shpjegohen edhe shkaqet.
Sipas presidentit Karl-Heinz Rummenigge, “performancat e ekipit në javët e fundit na kanë treguar se kishte nevojë të vepronim”.
Kupa për trajnerin kroat u mbush me humbjen e turpshme 5-1 ndaj Eintracht.
“Gjiganti” i Bundesligës për momentin do të stërvitet nga zëvendës trajneri Hansi Flick, që me shumë gjasa mund ta drejtojë edhe në sfidën ndaj Olympiakosit të mërkurën, si dhe ndoshta në përballjen e madhe ndaj Borussia Dortmund. (A2 Televizion)