Komentet për Ukrainën, BE diskuton në qershor për qëndrimin që do të mbajë ndaj Kinës

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 11:22 | Bota
Komentet për Ukrainën, BE diskuton në qershor për

Liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë rreth qëndrimit që blloku do të mbajë ndaj Kinës dhe marrëdhënieve me vendin, në samitin e ardhshëm në qershor. 

Lajmin e bërit të ditur presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel paraditen e së hënës.

“Politikat BE-Kinë do të jenë në agjendën e Këshillit Europian në qershor”, citohet të jetë shprehur Michel.

“Ministrat e punëve të Jashtme do ta përgatisin diskutimin nën drejtimin e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.”

Kujtojmë se disa ministra të Jashtëm të BE-së, duke folur përpara një mbledhje të përbashkët të hënën, shprehën shqetësimin e tyre rreth deklaratave të bëra nga ambasadori i Kinës në Francë.

Ky i fundit vuri në pikëpyetje sovranitetin e shteteve të ish-bashkimit Sovjetik si Ukraina dhe shtete anëtare të BE-së, si Lituania, Letonia dhe Estonia.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Kinës ka tentuar që të sqarojë se qëndrimi zyrtar i vendit është që respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos