Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n gjermane

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 22:32 | Futboll
Werder Bremen dhe Rashica “mbijetojnë” në Bundesliga-n

Werder Bremen do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirëve të futbollit gjerman.

Skuadra me të cilën aktivizohet edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, barazoi 2-2 në transfertë ndaj Heidenheim-it nga kategoria e dytë, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Werderi kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me një autogol të vendasve, të cilët reaguan vonë, duke e gjetur golin e barazimit vetëm në minutën e 85-të. Atëherë kur u mendua se nuk kishte më kohë, kur të gjithë lojtarët e Heidenheim-it ishin hedhur në sulm, Werder shënon golin e dytë, ndërsa Heidenheim barazon me një 11-metërsh në minutën e 97 të ndeshjes, por që nuk mjaftoi për t’u ngjitur në Bundesligën gjermane.

Rashica u aktivizua për 80 minuta, por nuk mundi të lërë gjurmë në këtë ndeshje, e cila mund të jetë e fundit për të me Werderin, pasi shumë skuadra kanë shfaqur interes për transferimin e tij sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos