Teuta rimerr vendin e tretë, Skënderbeu në rënie të lirë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 22:49 | Futboll
Teuta rimerr vendin e tretë, Skënderbeu në rënie të

Sherif Kallaku e ka ngjitur edhe njëherë tjetër Teutën në vendin e tretë në klasifikim, pasi ka shënuar golin e fitores ndaj Skënderbeut.

Mesfushori 22-vjeçar realizoi në minutën e 55-të, ndërsa Skënderbeu nuk mundi të reagonte pas këtij goli, duke koleksionuar humbjen e tretë radhazi në Kategorinë Superiore.

Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 53 pikëve, një më shumë se Laçi.

Më herët këtë të hënë, Tirana u mposht 1-2 nga Kukësi, ndërsa Bylis-Partizani u mbyll në barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos