Komisioni i inceneratorëve, dëshmojnë 2 administratorët, PD: Nuk incenerohet askund në vend

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 19:53 | Politikë
Komisioni i inceneratorëve, dëshmojnë 2 administratorët, PD:

Dy administratorët shtetërorë të inceneratorit të Elbasanit dhe “Integrated technology”, morën vëmendjen kryesore të Komisionit Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve këtë të martë. 

Deklarata e administratorit Arjan Baca se aktualisht inceneratori nuk punon, shërbeu si indicie për anëtarët demokratë të komisionit. 

Por, akuzat nuk u pranuan nga administratori shtetëror i “Integrated Technology”,Faraudin Arapi.

Disa prej gazetarëve të thirrur si dëshmitarë nga komisioni nuk u lejuan të dëshmonin nga anëtarët socialistë, me argumentin se kanë konflikt interesi me pronarët e inceneratorëve, duke qenë se janë të paditur prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos