
Indrit Sefa, Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, i ka bërë kërkesë gjykatës që të shtyhet shqyrtimi i statutit të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut.
Sefa tregoi për A2 CNN, se aryesja e kësaj kërkese është për shkak të fushatës që ai po zhvillon në Lushnjë, si kandidat për kryetar bashkie.
Nëse Sefa do të fitojë garën për bashkinë, zoti Sefa duhet të zëvendësohet në postin që mban brenda partisë, sipas rregullores së PD-së.
Ndërsa seanca për statutin e miratuar nga zoti Sali Berisha, në Kuvendin e 11 korrikut, ende nuk ka një datë për shqyrtimin e tij. (A2 Televizion)