
Komisioni Juridik i Senatit amerikan ka votuar për dërgimin e emrit të Amy Coney Barrett për votim në Senatin amerikan.
Kreu i Komitetit të Gjyqësorit, republikani Lidsey Graham dhe 11 republikanë të tjerë votuan në favor, që nominimi i Barret të dërgohet në Senat për votim. Votimi në Komitet ishte unanim, pasi dhjetë demokratët, që janë pjesë e këtij komiteti, bojkotuan seancën, duke thënë se nominimi i Barrett dhe seancat dëgjimore “ishin një proces mashtrues që nga fillimi”.
Demokratët fuqishëm kundërshtojnë nominimin e Barrett, e cila është një gjyqtare që favorizohet nga konservatorët. Ata u kishin bërë thirrje republikanëve të prisnin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit përpara se të konfirmonin kandidaten e propozuar nga Presidenti Trump për të plotësuar vendin e mbetur bosh në Gjykatë, pas vdekjes së anëtares Ruth Bader Ginsburg.
Ndërsa udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, ka kërkuar që zonja Barrett të konfirmohet përpara ditës së zgjedhjeve.
Senatori McConnell shpreson të mbajë, të dielën, një votim procedural për emërimin e zonjës Barrett. Nëse kjo ndodh, Senati i plotë mund ta mbajë, të hënën, votimin përfundimtar për konfirmimin e saj. (A2 Televizion)