Komisioni për inceneratorët, sekretarja e Ministrisë së Infrastrukturës dëshmon për lëvrimin e parave

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 11:20 | Politikë
Komisioni për inceneratorët, sekretarja e Ministrisë së

Komisioni Hetimor për inceneratorët vijon sot në ditën e 4-t seancën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Dëshmitarja e parë është sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Viola Haxhiademi, e cila po jep llogari para anëtarëve, mbi lëvrimin e parave nga institucioni që ajo përfaqëson për kompanitë e inceneratorëve.

Pjesë nga marrja e dëshmisë së Viola Haxhiademit

Jorida Tabaku: “Në rastin e Fierit, është dhënë pagesa për punime të pakryera, e thotë vetë buxheti. Për tri vite nuk është ndërtuar në Fier, e kanë deklaruar vetë, 20 milionë euro punime të pakryera. Është shkruar në bilancin zyrtar, dorëzuar në QKB”.

Viola Haxhiademi: “Mos keqinterpretoni, situacione ka, janë të certifikuara dhe të firmosura nga personat përgjegjës”.

Tabaku: “Në momentin që po hetohet për inceneratorin e Fierit a nuk është vepër penale të vazhdoni me pagesat?”

Haxhiademi: “Nuk jam në dijeni të këtyre detajeve. Nuk mund të bëj komente për këtë çështje”.

Haxhiademi tha se vlera e paguar nga buxheti i shtetit për Impiantin e Elbasanit ishte reth 21,6 milionë euro pa TVSH, për atë të Fierit rreth 27,5 milionë euro, ndërsa për impiantin e Tiranës nuk paguhen para nga buxheti i shtetit për ndërtimin.

Debatet që shoqëruan dëshminë e Haxhiademit, sollën reagimin e socialistëve në komision. Deputeti Eduard Shalsi kërkoi pezullimin e seancës së marrjes në pyetje, për shkak të shkeljeve nga ana e demokratëve të cilët, sipas Shalsit, bëjnë interpretime dhe komente të përgjigjeve të dëshmitarëve. “Fjalën tymnajë sot e hodhi për herë të parë Edi Rama dhe në komision të gjithë në unison”, iu përgjigj Tabaku, duke refuzuar kërkesën për pezullimin e punimeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/18/tabaku-policia-te-sjelle-me-force-administratoren-e-inceneratorit-te-tiranes-nese-nuk-paraqitet-deri-ne-mesdite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos