Tabaku: Policia të sjellë me forcë administratoren e Inceneratorit të Tiranës, nëse nuk paraqitet deri në mesditë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 09:50 | Politikë
Tabaku: Policia të sjellë me forcë administratoren e

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, e cila duhet të dëshmonte sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, nuk është paraqitur, këtë të premte.

Kryetarja e komisionit, Jordia Tabaku, ka ndërprerë punimet e dhe tha se nëse ajo nuk paraqitet deri në mesditë, do t’i kërkojë Policisë së Shtetit ta shoqërojë me forcë.

“Zonjën Kodra, megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. I kërkoj stafit të komisionit që të vendosemi në kontakt me të. Nëse nuk paraqitet deri në drekë, atëherë do t’i kërkojmë Policisë së Shtetit që ta shoqërojë me forcë këtu”, tha Tabaku.

“Zonja Ariola Kodra në dëshminë e saj dha disa fakte të rëndësishme, për faktet e tjera kishte një amnezi të përkohshme të cilën ne kishim shpresuar që pas 5 ditësh reflektimi, zonjës mund t'i kthehej memoria. Kemi marrë ndërkohë fakte të tjera shtesë. Dua të informoj publikun që pas njoftimit që unë bëra për të bërë kallëzime për personat që nuk sjellin informacion, ne kemi një fluks të jashtëzakonshëm informacionesh që sigurisht do t'i përdorim. Njëkohësisht i kërkoj PS-së kërkesën për të dëshmuar në këtë Komision, Artan Rama. Ai ka disa ditë që vjen për të dëshmuar në Komision. Besoj se PS-ja ka reflektuar dhe e ripërsëris kërkesën për z. Artan Rama”.

Sipas njoftimit të Kuvendit, përveç zonjës Kodra, në komision sot është parashikuar të dëshmojnë Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit (dëshmia zhvillohet Online); Florian Muçaj, anëtar i Komisioni i Prokurimit për Inceneratorin e Fierit dhe Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/17/vjedhje-klasike-me-ne-krye-ramen-berisha-flet-ne-kuvend-per-inceneratoret/
https://a2news.com/2022/02/17/e-verteta-e-inceneratoreve-ceshtje-kohe-basha-ftesat-kavaliere-per-te-braktisur-denoncimet-e-aferes-se-shekullit-mbajini-per-vete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos