
“Besoj se nuk do të ketë luftë. Rusia ka një stil të veçantë sa i përket konflikteve. Rusia synon që me minimalen e kostove të arrijë maksimalet e gjeopolitikës. Kjo ka ndodhur në Gjeorgji, e kemi parë në Siri, por edhe në Libi, ku shpesh nuk ka përdor strukturat ushtarake”.
Kështu u shpreh studiuesi Redi Shehu në Absolut 4 në A2 CNN, ku u diskutua për tensionet mes Rusisë e Perëndimit.
Më tej, ai theksoi se Rusia po synon të tregojë se nuk është më ai shteti i vitit 2014 dhe të kërkojë një rinegocim të marrëveshjes së sigurisë. Në anën tjetër, Shehu theksoi se Perëndimi po tenton ta përfshijë në konflikt për ta turpëruar.
“Duke parë se çfarë ka bërë më përpara, besoj se edhe me Ukrainën po luan të njëjtën lojë. Rusia po synon të detyrojë Perëndimin të rinegociojë një marrëveshje të re mbi sigurinë. Rusia, me këtë mesazh, do të thotë se nuk është Rusia e vitit 2014. Rusia po e përdor si mekanizëm për një marrëveshje të madhe sigurie. Por çfarë po bën Perëndimi në këtë situatë me në krye SHBA? Përmes deklaratave, ata mundohen ta shtyjë, ta turpërojë, ta bëjë hapin, të hajë karremin, të futen në luftë dhe të ngecë aty”, tha Shehu. (A2 Televizion)