“Rusia ka në dorë dy shtete të G7-ës”, Andoni: Putin mund ta përdorë këtë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 22:34 | Politikë
“Rusia ka në dorë dy shtete të G7-ës”, Andoni:

“Koncepti për luftë nuk qëndron. Luftë mirëfilli është kur futen trupat e këmbësorisë. A do ta sulmojë Rusia Ukrainën? Është bërë si bastet sportive. Me kapacitetin e saj, Rusia nuk mund të operojë shumë edhe për shkak të konjukturave gjeostrategjike shumë larg territorit të vet. Ka territor shumë të madh, por nuk ka baza për ta bërë këtë. Teknikisht është brenda llogarive të veta. Rusia ka në dorë 2 vende të G7-ës, Gjermaninë dhe Italinë. Ne e shmangim Italinë, por ky shtet është e varur ekonomikisht nga problemet e energjisë. Putin mund ta përdorë këtë. Rusia, me potencialin e saj është brenda strukturave ekonomike dhe financiare”.

Kështu u shpreh në Absolut 4 analisti Ben Andoni teksa komentoi zhvillimet e fundit mes Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit.

Megjithatë, Andoni theksoi se në çfarëdo skenari të Rusisë, në asnjë moment nuk mund të ketë luftë sepse përplasen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Mendoj se ka një dakordi me SHBA-të. Lviv është shumë afër Polonisë. Ka një traktat ndërmjet dy fuqive të mëdha që afër zonave raketore, në Rumani dhe në Poloni, ti nuk mund të afrohesh brenda një distance të caktuar. Në çfarëdo skenari të Rusisë, në asnjë moment nuk mund të ketë luftë sepse përplasen marrëveshjet ndërkombëtare. Megjithatë, ai po e mban botën në tension, i cili më duket më shumë si një tension i lindur mes Europës dhe SHBA-vë”, tha Andoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos