Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së i hap rrugën kampionatit të “ekipeve B”

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 19:53 | Futboll
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së i hap rrugën kampionatit të

Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit morri sot disa hapa  që mund të ndryshojnë thellësish strukturën e futbollit shqiptar.

Komiteti vendosi që në mbledhjen e radhës të diskutojë për riorganizimin e kampionateve për moshat e reja, U-13 dhe U-21. Një nismë e tillë shihet si paradhoma e krijimit të një kampionati kombëtar, paralel, të ekipeve B.

Diçka e pazakontë në Europë, ku ekipet kryesore kanë krijuar ekipet e tyre B që luajnë në ligat e dyta ose të treta kombëtare, siç ndodh me Barcelona B në Spanjë ku aktivizohet Rei Manaj, ose Juventusi U-23 ku aktivizohet sulmuesi Giacomo Vrioni. Në Shqipëri, “ekipe B” kanë ekipe si Partizani dhe Vllaznia.

Në mbledhjen e sotme, një tjetër vendim, më se i merituar, ishte shpërblimi prej 15 mijë euro për Kombëtaren e futsalit që kaloi në fazën e Elite Round. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos