Kompania mediatike, Zhang-BC Partners, nisin tratativat për shitjen e Interit

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 12:07 | Futboll
Kompania mediatike, Zhang-BC Partners, nisin tratativat për shitjen e

Nga fjalët te faktet. Më shpejt nga ç’ishte parashikuar, grupi mediatik i “BC Partners” mund të kthehet në shoqërinë me aksionet më të mëdha të klubit italian, duke marrë stafetën “Suning”.

Fillimisht, u mendua se kompania londineze do të bashkohej me një pjesë të vogël të aksioneve te Inter, por kushtet aspak të favorshme për investimet mbi futbollin në Kinë, e kanë bindur babain e pronarit të Inter, Zhang Zhindong që t’i thotë praktikisht lamtumirë klubit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shoqëria angleze mund të qëndrojë në mazhorancë me të njëjtat aksione si Sunning, rreth 69 për qind, ndërkohë që 31 për qind do të vazhdojnë t’i mbeten Lion Rock Capital, investitorëve të tjetër të zikaltërve.

Borxhi prej 75 milionë eurosh të mbetura prej korrikut të kaluar, janë tregues i qartë i vështirësive ekonomike të Zhang nën drejtimin e Inter.

Ligjet e reja kineze prej të cilave tanimë ushtrohen kontrolle të imtësishme në investimet e jashtme në sport, nuk iu leverdisin pronarëve aziatikë. Nga dy rrugë, të reduktojnë fondin për Interin ose ta shesin klubin, Zhang duket se ka zgjedhur opsionin e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos