Koncensionet në shëndetësi, Haxhi: Duhej të ishin dhënë më mirë, të ishte transferuar një lloj risku te privati

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:10 | Ekonomi
Koncensionet në shëndetësi, Haxhi: Duhej të ishin

Elton Haxhi, ish zëvendësministër i financave u shpreh në studion e “A2 Business” se dhënia e koncensioneve në shëndetësi ishte një vendim i mirë, por shteti duhej të ishte treguar më i kujdesshëm me lidhjen e kontratës.

Sipas Haxhit, privati duhej të mbante më shumë risqe sepse shteti nuk mund ti përballojë të gjitha.

“Tani nëse i referohemi momentit të dhënies me koncension apo PP, nuk diskutohet që është bërë një analizë dhe ka rezultuar që kostot dhe përfitimet kanë qenë në favor të shtetit, në momentin e vendimmarrjes për tu dhënë me PPP. Përndryshe nuk do kishte kaluar në një vendimmarrje të tillë. Nëse ato shifra qëndrojnë edhe në periudhën e zbatimit,  kjo është një çështje që është ngritur dhe nga organe të tjera moniturese si Banka Botërore, që e kanë ngritur si shqetësim që procesi i monitorimit të koncensioneve duhet përmirësuar se ka vend goxha për përmirësim.

Unë po i referohem në përgjithësi fenomenit të PPP-ve, por edhe në veçanti këtyre 4 kontratave.

Unë mendoj që janë bërë mirë që u dhanë por duheshin dhënë më mirë. Pra procesi i lidhjes së kontratës, kontrata që është përdorur për lidhjen e këtyre marrëveshjeve me privatët i ka transferuar shumë risqe shtetit. Aty duhej bërë më shumë kujdes që një pjesë e risqeve duhet ti përballonte dhe privati. Nuk mund ti marrë shteti gjithë rrisqet.

 Jo duke ulur kostot por është puna e garancive. Privatit i është dhënë një garanci, një numër minimal check upesh le të themi, dhe nëse këto check upe nuk realizohen, privati nuk ka asnjë risk sepse do marrë sërish një minimum të nevojshëm për të siguruar hyrjen në marrëdhënie kontraktuale. Këtu duhej të ishte transferuar një lloj risku te privati që dhe ai të mbante riskun e tij.”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos