Mjeku Artan Koni: Buxheti i shëndetësisë historikisht ka qenë i ulët

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:08 | Ekonomi
Mjeku Artan Koni: Buxheti i shëndetësisë historikisht ka

Mjeku Artan Koni, deklaroi në “A2 Business” se “me letra, shëndetësia është falas, por jo në sasinë që i duhet popullit”.

Doktori e shpjegoi kështu këtë deklaratë të tijën: “Patjetër që shumë medikamente janë falas, por, kur mbarojnë, njerëzit që nuk e kanë marrë këtë shërbim, shkojnë e blejnë privatisht atë medikament. Buxheti i shëndetësisë, megjithëse është rritur, historikisht ka qenë i ulët. Nuk mund të flasim për një shëndetësi modern me një buxhet që nuk është mbi 8%”.

“Qeveria, kur do, mund ta rrisë buxhetin me akte normative, siç bëri kur u detyrua nga pandemia. Nëse ekziston dëshira, buxheti mund të rritet. Unë shpresoj që në vitet në vazhdim ta mbajmë të paktën këtu ku jemi, mos të shkojë prapë 3%”, shtoi mjeku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos